• |
ide | kryesore

Placido Domingo uron Saimir Pirgun

Arkiva, Paparazzi
Saimir Pirgu.jpg



Një mbyllje emocionuese pati performanca e fundit e Saimir Pirgut si duka i Mantovës, në Royal Opera House. Prej javësh ai ndodhej në Londër në vënien në skenë të Rigoletto-s, veprës së njohur të kompozitorit italian  Giuseppe Verdi, ku ai interpretonte rolin kryesor te Dukës së Mantovës. I preferuari i Luciano Pavarotit, këtë herë mes ndjekësve të tij kishte një tjetër emër të madh të skenës lirike botërore. Tenori spanjoll, Placido Domingo kishte shkuar për ta ndjekuar atë në shfaqjen e fundit të Rigolettos dhe pas saj ka shkuar pas kuintave për ta komplimentuar personalisht. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Saimiri, i cili ka postuar në Facebook-un e tij foto me tenorin e madh, të shoqëruara me fjalët: " Në performancën e fundit të #ROHRigoletto tonë një mysafir i veçantë: "Faleminderit, Maestro".

Suksesi i tenorit shqiptar në skenën prestigjoze londineze, u raportua gjerësisht në mediat angleze. Publiku londinez mundi madje ta ndjekë atë edhe live në një prej shesheve kryesore të Londrës.