• |
ide | kryesore

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të riluhet në fushë neutrale

Arkiva, Sport
shqiperia ok.jpg



“UEFA do të vendosë që ndeshja të riluhet nga një fushë neutrale”. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Kurir” që bazohet në “burimet” e saj ndërkombëtare. Sipas “Kurir” krerët e UEFA-s do të marrin për bazë edhe provokimin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” për të vendosur që ndeshja të luhet pa tifozë. “UEFA beson se Federata Serbe e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit bënë shkelje shumë serioze dhe duhet tani t’i vuajnë sanksionet. Kështu është gati e pamundur që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, sepse në këtë mënyrë do të kishte shpërblim për njërën nga skuadrat dhe UEFA nuk e do një gjë të tillë” – shkruan “Kurir”. Gjithsesi vendimi zyrtar do të merret më 23 tetor nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s./lapsi.al/