• |
ide | kryesore

Murgesha shkon me dhimbje barku në spital, ishte shtatzanë

Arkiva, Pikante
suora.jpg



Ndodh sërish. Një kuvend murgeshash është sërish nën shock. Njëra prej murgeshave të kuvendit të Marche, në Itali u dërgua në spital me dhimbje të forta barku. Ajo u nis me urgjencë në repartin e obstetri-gjinekologji të "Bartolomeo Eustachio" të San Severino Marche, ku edhe ka lindur një fëmijë. Ishte ekografia që zbuloi miserin e dhimbjeve. Murgesha u dërgua menjëherë në repartin e obstetrish, me mjaft siklet. Në spital e kishin shoqëruar disa murgesha që mendonin për një dhimbje barku. Ajo është një amerikano-jugore mjaft e re dhe që kishte mbërritur në manastir qershorin e kaluar. Lindja ndodhi në natën mes të martës dhe të mërkurës.