• |
ide | kryesore

Albin Kurti ka një sozi

Arkiva, Pikante
kurti-molliqaj_7040.jpg



Gazeta “Express” e Kosovës ka botuar një foto interesante të Albin Kurtit që ka shkaktuar mjaft buzëqeshje. Dihet që ky portal nuk marrëdhënie dhe aq të mira me liderin e Vetëvendosjes. “Shumica e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje mundohen ta imitojnë liderin e tyre suprem, Albin Kurtin, si për nga veshja, krehja e më se shumti për nga diskursi dhe diksioni. Por Dardan Mulliqaj mund të krenohet se ia ka dalë ta imitojë më shumë nga të gjithë Albinin” –shkruan ajo. “Shikojeni këtë foto të realizuar gjatë verës së kaluar dhe kuptojeni se sa të ngjashëm janë!!! Është e pabesueshme qysh personi fillon t’i përngjajë personit pasi që janë rritur. Për më tepër, njëri është i Sukobinës së Ulqinit e tjetri i katundeve të Deçanit. Nejse, praktika të imitimit të liderëve hasim gjithandej, kurse Koreja e Veriut mban primatin në këtë drejtim. Mbetet të shihet nëse kjo ngjashmëri do t’i sjellë edhe fuqi Dardanit brenda subjektit” – shkruan “Express”.