• |
ide | kryesore

E vërteta e selfies së palestinezit që ndiqet nga ushtarët izraelitë

Arkiva, Pikante
izraeli.jpg



Do të duhej të ishte një foto gazmore për të promovuar albumin e ri, por u bë një fenomen në internet. Një grup hip hop në Palestinë me emrin “Dam” ka vendosur të inskenojë një ndjekje të një djali palestinez nga dy ushtarë izraelitë dhe ky në këtë moment shkrep një selfie. Shumë përdorues e besuan se kjo ishte një foto reale dhe menjëherë ajo u shpërnda mbi 18 mijë herë. Në realitet ata janë anëtarët e grupit: Suhell Nafar, Tamer Nafar dhe Mahmoud Jreri. Ata janë kërkuar nga gazeta të ndryshme dhe portale për të dhënë intervista, por djemtë kanë deklaruar shkurt: “Nuk do të japim intervista sepse po shijojmë momentin tonë të famës.” /lapsi.al/