• |
ide | kryesore

Sa takime duhen për të shkuar në shtrat me të

Arkiva, Stil
takimet.jpg



Çdo femër ka një ndonjë teori të vetën. Dikush e fillon seksin para takimit të tretë, ndërsa dikush tjetër pas një muaj takimesh. E pra, kur duhet të fillojmë ta quajmë lidhjen serioze. Më në fund vjen një përgjigje përfundimtare dhe konkrete edhe për pyetjen se sa duhet pritur për të patur marrëdhënien e parë seksuale në çift.

Përgjigjja është kjo: 3 – 5 takime, është konstatuar në një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 11 mijë persona në 24 qytete të botës. Kjo do të thotë që shumica e njerëzve flenë me partnerin përafërsisht pas takimit të tretë apo të katërt. Rreth 10% e njerëzve nuk janë edhe aq tradicionalë, andaj angazhohen të bëjnë seks që në takimin e parë. 

Përafërsisht rreth 53% të takimeve të para kanë përfunduar me puthje, ndërkaq nevojiten vetëm rreth 2 apo 3 minuta që në takimin e parë të vendosin se a e dëshirojnë edhe takimin e dytë. Konsensusi global është që pas takimit të 6-të me partnerin e njëjtë duhet të ndërpriten “takimet” me njerëz të tjerë, ndërkaq pas takimit të 9-të zakonisht publikohet zyrtarisht lidhja.

Një në 5 persona ka shkuar në takim edhe me ish-të dashurin apo ish-të dashurën e mikut të tij, 17% e tyre me miqtë. 10% pranojnë që kanë pasur takime me shefin e tyre, thuhet në këtë hulumtim. /Telegrafi/