• |
ide | kryesore

Për t’u futur në RENEA duhet të kalosh kaluçin

Arkiva, Pikante
renea.jpg



S’ka rëndësi nëse je një qitës i mirë. Për t’u futur tek RENEA, reparti i forcave speciale të policisë, e rëndësishme është të kalosh kaluçin. Ky repart elitë thirret në apel sa herë që ka raste të rënda kriminale apo në arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Ajo që bie në në testimin fizik që u është kërkuar këtyre forcave është heqja e qitjes me armë dhe taktikat speciale, disa praktika të domosdoshme për një efektiv të këtij reparti elitë.

Në një dokument të nënshkruar nga shefi i sektorit të trajnimit, Vasillaq Sota të miratuara nga Niko Brahimaj, vihet re se testimi aktual ka gjithsej 252 pikë. Për të qëndruar në punë, meshkujt duhet të arrijnë 176 pikë dhe femrat 126 pikë. Të paktën 25 oficerë që nuk i kanë kapur normat në testimin e parë; do të kenë një shans të dytë dhe nëse nuk i kapin këto norma as në testimin e përsëritur, atëherë largohen nga forcat speciale.

Por për të ruajtur vendin e punës në repartin e forcave speciale, efektivët nuk duhet që të bëjnë më qitje me pistoletë dhe automatik, por ata duhet të kenë kujdes për të kaluar me sukses stolin apo edhe në ushtrimet e tjera sportive. A thua se kriminelët do t’i kapin në kalim me pengesa.