• |
ide | kryesore

Indi/ 400 burra presin testikujt, për të qenë më pranë Zotit

Arkiva, Stil
gurmeet-ram-rahim-singh (1).jpg



Multi-milioneri fetar “guru”, Gurmeet Ram Rahim Singh, bindi rreth 400 nga 50 mijë ndjekësit e tij në të gjithë botën, të presin testikujt e tyre, me qëllim që ky gjest, “t’i çonte ata më pranë Zotit”.

Detajet e incidentit të çuditshëm sapo kanë dalë në dritë, pavarësisht se ngjarja ndodhi në vitin 2000, në një spital të drejtuar nga Ram Rahim në Indi.

Byroja Qendrore e Hetimeve të Indisë thuhet se ka akuzuar Ram Rahim,  për lëndime të rënda trupore dhe se për këtë, ai është nën hetim. Guru-ja është pyetur më herët për vrasjen e një gazetari investigues në vitin 2002 dhe gjithashtu është akuzuar për sulm seksual kundrejt femrave të tij ndjekëse, por asnjëherë nuk është shpallur fajtor.

Navkiran Singh, që është avokati i Hans Raj Chauhan, i vetmi viktimë i tredhjes deri më tani që është shprehur në publik për rastin, tha se klienti i tij dhe viktimat e tjera besuan se do të dëboheshin nga shoqëria, nëse do të refuzonin “operacionin” e rekomanduar nga Guru Ram Rahim-i.

Ram Rahim, 47 vjeç, i quajtur "guru-ja i florinjtë", është kreu i organizatës social-politike Dera Sacha Sauda që është vlerësuar të jetë me vlerë 26 milion £.

Udhëheqësi shpirtëror (Guru-ja), është protagonist i një filmi të ri “I dërguari i Zotit”, në të cilin ai shfaqet duke ecur në ajër dhe në të tjera mrekulli. Edhe pse 157 mijë njerëz mendohet t’a kenë parë premierën e filmit në Gurgaon, pranë Delhi, sipas Sydney Morning Herald, hetimet e reja për rastin e mëparshëm, kanë bërë që shitja e biletave të këtij filmi të ketë shënuar rekord.

Guru-të janë një biznes i madh në Indi, ku mbështetja e tyre mund të ndihmojë partitë politike për t’u zgjedhur dhe ku miliona njerëz kërkojnë udhëheqje shpirtërore çdo vit.