• |
ide | kryesore

Ndoka mbetet pa bashki/ Kur i telefonoi Basha ishte në “Opinion”

Arkiva, Pikante
nard_ndoka_dielli_al.png



Duken të jenë intensive negociatat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aletatët e tij. Mbrëmjen e së mërkurës ai i ka telefonuar Kryetarit të PDK-së Nard Ndoka, por ai nuk e ka ngritur telefonin. Kjo për shkak se në ato momente ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu për të folur për barazinë gjinore. Ka qenë pikërisht Fevziu ai që i ka thënë Ndokës: “Po të merr Basha në telefon. Jeni në negociata?”. Ndoka pranoi se ishte një telefonatë nga Basha ndërsa nuk mundi dot të përgjigjet. Mes Ndokës dhe Bashës pati një takim të gjatë edhe në orët e pasdites, por pa gjetjen e një marrëveshjeje. Përballë Ndokës në emision ka qenë edhe deputetja e PD-së Mesila Doda që kohët e fundit ka pasur replika me demokristianin./lapsi.al/