• |
ide | kryesore

Gjykata e dënon me 2 vite burgim, Xhelal Mziu poston foto në Facebook

Arkiva, Pikante
11032564_942511792466845_355693331027285769_o.jpg



Edhe pse Gjykata e Tiranës e dënoi sot në mesditë me 2 vite burg, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, vazhdon i qetë detyrën e tij. Të paktën kjo kuptohet nga faqja e tij në Facebook, ku para 30 minutash Mziu ka postuar një album fotografish gjatë inspektimit të punimeve në rrugën “Kozare”. Mziu, i veshur me kostum ngjyrë blu takohet me banorë të zonës, flet për mediat dhe sheh nga afër investimin e bashkisë që drejton. Po kështu, para pak minutash ai ka shpërndarë edhe foto gjatë takimit të së premtes me qytetarë të zonës së tij, një ritual që në një farë mënyre Mziu e ka të huazuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Edhe ky i fundit takohet me qytetarët cdo fundjavë./Lapsi.al/