Kur meshkujt përgatiten për seks bëjnë vetëm dy gjëra: dush dhe pak deorodorant. Por femrat kanë një ritual më të gjatë.
- U kushtojnë kujdes veshjeve intime që të jenë sa më komplet. Sutjenat dhe brekët femrat i bëjnë më të sigurta në vetveten kur i heqin rrobat.
- Depilohen. Pikërisht qimet e padëshiruara janë një ndër shkaqet kryesore për të cilat femrat refuzojnë seksin.
- Bëjnë gati muzikë romantike dhe seksi. Nëse mashkulli me të cilin takohen, për herë të parë shkon tek ajo, do të kujdeset që në prapavijë të ketë muzikë seksuale e cila zgjon afshin.
- Tërë ditën kujdesen se ç’hanë. Nëse në mbrëmje presin aksionin, shmangin ushqimin i cili ua fryn barkun dhe u shkakton gazra.
- Kujdesen që të kenë aromë të mirë. U marrin erë sqetullave derisa zhvishen, ndërkaq partneri as që i vëren ato që i bën ajo, femrat i praktikojnë deri në perfeksion.
- Freskojnë organet gjenitale. Përdorin fasoleta freskuese, spreje, por më e shëndetshme do të ishte thjesht të pastrohen për shkak të ndjeshmërisë së pjesëve intime femërore.
- Pyesin a i kanë pirë pilulat kontraceptive. Edhe nën kokat e femrave më të kujdesshme të cilat kujdesen për çdo gjë para seksit, shfaqet një fije dyshime se mos kanë harruar të marrin pilula.
- I buzëqeshin vetvetes para pasqyrës. Pas depilimit, freskimit, veshjes rrobave të pastra mbetet vetëm që të shikohen në pasqyrë, qeshin i thonë vetes: “Po duken perfekt!/Telegrafi/