• |
ide | kryesore

Veliaj kundër barcaletave që tregon Rama?!

Arkiva, Pikante
11121891_10153319913761926_3724324428674498645_o.jpg



Erion Veliaj thotë se është kundër fushatës me përralla e barcaleta. Ai u tha disa sipërmarrësve se fushata duhet të jetë serioze. Kjo deklaratë ngjan paksa në drejtim të kundërt me atë që po zhvillon kryeministri Rama. Në çdo takim ai tregon përralla e barcaleta për kandidatët e PD –së, rrëfen përmbajtje bisedash apo telefonatash që s’mund të provohen ndonjëherë nëse kanë ndodhur me të vërtetë apo janë pjellë e imagjinatës së tij. Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Veliajt është një lajmërim i ndryshimit të strategjisë së PS –së për fushatë, apo mënyrë për të treguar se ai nuk pajtohet me fushatën që po bën shefi i tij. Kjo e dyta ka pak gjasë të ndodhë.