• |
ide | kryesore

Shqipëria në sytë e njujorkezëve/ Udhëtimi në Jug i një fotografi (fotot)

Arkiva, Stil
jug.jpg



Kur ne u thamë miqve dhe familjarëve tanë se do t’i kalonim pushimet verore në Shqipëri, ata të gjithë na pyetën “Pse Shqipëria?”. Pasi të shikoni këto fotografi dhe të lexoni këtë artikull, të gjitha pyetjet tuaja do të marrin përgjigje". Nis kështu shkrimi i fotografit njujorkez, Michael Jurick, i cili përmes një artikullin blogun e tij përshkruan të gjithë eksperiencën e pushimeve në Shqipëri.

img_5865-2015-08-21-albania-k



Jurick vizitoi vendin tonë së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, duke e cilësuar Shqipërinë si “thesar të rivierës europiane”.



08-2015-08-21-Albania“Në 1991-n partia komuniste humbi dhe Shqipëria u kthye në një vend demokratik. Tani Shqipëria ka hapur krahët dhe është e gatshme t’i tregojë botës të fshehtat e saj”, nisi shkrimin e tij fotografi.



70-2015-08-21-AlbaniaAi ‘ra në dashuri’ me peizazhet që e shoqëruan gjatë gjithë rrugës për në jug të vendit dhe i konsideroi si ‘esencën e Shqipërisë, të pastra të bukura, plot me energji’. Familja amerikane vizitoi jugun e Shqipërisë, ku iu bënë përshtypje rrugët e ngushta e të pjerrëta, apo drerët që rendnin mes njerëzve në Parkun e Llogarasë.



54-2015-08-21-AlbaniaRrugës për në Himarë, ata u ndeshën me një çift që po martohej dhe sigurisht e fotografuan për ta patur pjesë të albumit të udhëtimit në Shqipëri. Michael-it i bënte përshtypje ndërthurja e malit e detit, shtëpitë e vogla që qëndronin mbi krye të çadrave shumëngjyrëshe, të ngulura në gurët pranë detit.



57-2015-08-21-AlbaniaNdërsa bënin fotografi një familje vendase i mirëpriti në shtëpinë e saj, i qerasi me mjaltë dhe verë të bërë në shtëpi, gjë që ishte shumë interesante dhe e pazakontë për turistët. “Na trajtuan me mirësjellje kudo që shkuam. Njerëzit në Shqipëri ishin shumë të dashur, na ndihmuan dhe donin të na njihnin më mirë”, thuhet në artikull. Ata ishin impresionuar në veçanti nga ‘moti i shkëlqyer’ dhe ushqimi bio e i freskët.



94-2015-08-21-AlbaniaGjatë rrugës për në Berat, familjes Jurick i kishte bërë përshtypje në veçanti prania e shtëpive të papërfunduara. Më pas mësuan se vendasit, pasi fituan pavarësinë nga komunizmi më 1991, nisën të ndërtojnë shtëpi për të siguruar pronat e tyre.



125-2015-08-21-AlbaniaAta vizituan Kalanë e Beratit dhe urën e Goricës, ndërsa u habitën me çmimin e ulët të berberi, i cili mori vetëm 0,75 cent./shekulli/