• |
ide | kryesore

Nishani uron kombëtaren me shqiponjën amerikane

Arkiva, Pikante
Bujar-Nishani.jpg



Presidenti i Republikës uroi kombëtaren e futbollit me një status në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Rrugë të mbarë në Europian SHQIPE!” shkruante kreu i shtetit kur ndeshja nuk kishte mbaruar ende, duke postuar edhe foton e një shqiponje në fluturim. Postimin e tij ai ka dashur ta shpërndajë në sa më shumë ndjekës, aq sa e ka sponsorizuar duke paguar në Facebook. Por disa nga ndjekësit i vunë në dukje faktin se shqiponja që ai kishte vënë në foton e postimit nuk është ajo e alpeve, me të cilën identifikohen shqiptarët, por një shqiponjë amerikane, pa kurrfarë lidhje me Shqipërinë. Mesa duket presidenti nuk i ka lexuar komentet që mund ta ndihmonin për të korrigjuar “gafën” e tij. Lapsi.al