• |
ide | kryesore

Tragjike/ Dy të rinj filmojnë aksidentin që u mori jetën (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
te-rinj.jpg



Kjo është videoja e tmerrshme e momenteve të fundit të jetës të dy të rinjve britanikë të cilët gjatë udhëtimit me shpejtësi kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një kishe. Sipas tabloidit britanik “Mirror” videoja është filmuar brenda makinës me një smartfon nga Michael Owen i cili tregon shoferin Kyle Careford. Dy 20-vjecarët ishin nën efektin e drogërave. Në momentet e fundit të jetës dëgjohen vetëm rënkimet e tyre. Në video të rinjtë duket qartë që po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara duke parakaluar disa makina, ndërsa në momentin e aksidentit mungonte ndriçimi çka ka sjellë edhe aksidentin fatal.