• |
ide | kryesore

E dashuruar me kolegun, i dërgon mbathjet me postë, por ai…

Arkiva, Stil
kjsfg.jpg



Një grua 48-vjeçare është dërguar në gjykatën e Varezes e akuzuar për “përndjekje”. Ajo akuzohet për bezdisjen e kolegut të saj 50-vjeçar. Ajo arriti deri aty sa të fusë në kutinë e tij të postës një palë mbathje dhe një perizomë. Por kjo ishte pika që derdhi gotën për personin në fjalë. Sipas “Corriere della Sera” ai e kishte duruar joshjen e gruas për vite të tëra në vendin e punës. Ata u takuan në vitin 2012. Një vit më pas nisi dhe dashuria e çmendur e gruas për kolegun. Ajo i dërgonte sms, foto nudo, e-mail, etj. Ai u ankua në polici e cila e ndaloi t’i afrohej shtëpisë së tij, por ajo vazhdoi. Pak ditë më parë ai gjeti të brendshmet e saj në kutinë e postës dhe një letër dashurie me pullë të kuqe. Kjo i ka dhënë fund durimit të tij, që e ka dërguar çështjen në gjykatë. /lapsi.al/