• |
ide | kryesore

Leskaj, Bushatit: Ti dukesh si lejlek, jo skifter

Arkiva, Pikante
bujar_leskaj_11070.jpg



Gjatë prezantimit të raportit të KLSH në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Bujar Lesjak nuk u prit aspak miqësisht nga deputetët socialistë. Raporti i tij flet për më shumë se 100 miliardë lekë dëme në buxhetin e shtetit për vitin 2014, çka nuk u ka pëlqyer aspak socialistëve. Aq me tepër që Leskaj ka kallëzuar penalisht ministrin Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit. Deputetët socialistë e thumbuan disa herë kryetarin e KLSH, i cili iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

“Kështu dukesh si skifter fiskal”, i tha deputeti Ervin Bushati.

Ndërsa Leskaj iu përgjigj: “Ti skifter s’besoj se dukesh, si lejlek dhe mund të dukesh. Po çne me skiftera, ne e kishim me pëllumba?” / Lapsi.al