• |
ide | kryesore

Facebook mbyll faqen e amerikanes që quhej Isis

Arkiva, Planet
isis ok.jpg



Është moment më i keq në histori për ata që quhen Isis. Profili i një përdorueseje në Facebook është bllokuar. Ajo është Isis Anchalee dhe profili i saj u hoq nga Facebook, pas kërkesave për të ndryshuar emrin dhe pa verifikuar nëse pas saj qëndronte një identitet i vërtetë njeriu që nuk kishte lidhje me organizatën terroriste. Megjithatë Isis ka ende të hapur llogarinë në Tëitter. Ku edhe shprehu inatin e saj. “JO unë nuk do ta ndryshoj emrin tim. WTF njerëz” – shkroi ajo.

Pak më vonë një prej vëzhguesve të Facebook e kontaktoi Isis dhe i kërkoi falje. “Më vjen keq Isis. Nuk e di se si ka ndodhur. Ua kam bërë të ditur këtë njerëzve të duhur dhej shpresojmë ta zgjidhim sa më shpejt” – i shkroi ai.

Isis punon si inxhiniere në San Francisco. Pas kësaj ajo ka nisur një fushatë që Shteti Islamik të mos thirret më Isis, por me emrin arab “Daesh. /lapsi.al/