• |
ide | kryesore

Sa kg rrezikoni të shtoni gjatë 3 ditëve të festave

Arkiva, Stil
gfgfgfg.jpg



Pot 9 mijë kalori mund të marrim gjatë periudhës së festave, kur nuk i themi dot jo ushqimeve të shijshme dhe pushimeve dimërore. Të përkthyera në kilogramë, këto kalori të cilat i konsumojmë në një mesatare tre ditore, darka e dreka familjare shndërrohen në 1 ose 2 kilogramë mbi peshën aktuale, raporton “Ekspress”.

Më shumë sesa gjeli i detit me përshesh, apo mishrat e ndryshëm, ajo çka na bën të shtojmë janë fillimisht djathërat e mezet e ngarkuara me yndyrë, e mbi të gjitha sallata ruse që kaq shumë e duan në tavolinë.

Por nëse mendoni se është e pamundur të shmangim një tryezë të tillë ndjellëse, nuk keni pse të shqetësoheni.  Ka nje te mesme te arte, thonë dietologet.  Pak dhe saktë është gjithmonë rregull i artë dhe kjo vlen edhe për frutat e thata dhe alkoolin, dy produkte të cilat na shëndoshin pa e kuptuar, për shkak se nuk ndihemi të ngopur dhe i konsumojmë në sasi të mëdha.

Megjithatë, ka një tjetër sasi, e cila edhe pse është e vogël, vlen sa për vaktet e një ditë të terë dhe kjo është një copë bakllava, plot 700 kalori.