• |
ide | kryesore

Infermierja qëllon ministrin me penis artificial në fytyrë (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
mimi.jpg



Steven Joyce, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Zelandës së Re u qëllua me një penis artificial kur po jepte një konferencë shtypi. Ishte në një nga ceremonitë që kujton nënshkrimin e Traktatit të 1840-ës, që e bëri Zelandën e Re, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, duke garantuar edhe të drejtat e popullsisë indigjene Maori. Autorja e këtij akti ishte një infermiere e quajtur Josie Butler. “Kjo është për përdhunimin që po i bëni sovranitetit tonë” – i tha ajo. Ministri që nuk pësoi lëndime dhe që e konsideroi një shaka, tha se nuk shihte lidhje mes penisit dhe sovranitetit. Batler u ndalua nga policia dhe u la me pas e lire pa asnjë akuzë kundër saj.