• |
ide | kryesore

Sadije Berisha merr në mbrojtje Erion Veliajn për parkun, por dikush e nxjerr bllof

Arkiva, Paparazzi
sadijeee.jpeg



Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës e cila pavarësisht se bën një jetë të sajën e me të dashur Mister në Suedi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave shqiptare të cilat e citojnë së fundi si mbështetëse të kryebashkiakut Veliaj, në projektin e tij për ndërtimin e lojrave tek Parku i Liqenit. Mirë po, ashtu siç shpesh herë ka ndodhur, edhe këtë rradhe Sadije Berisha duket se ka rënë viktimë e qëllimit që i ka vendosur vetes, për t'i dalë kundër familjes së ish-kryeministrit. 48-vjeçarja shkruan se ndërtimi duhet bërë, madje dhe një palestër e hapur pa pagesë i mungon qytetarëve, por harron se këndi i forcës ka disa vite që funksionon tek kodrat e liqenit. Gafën ia vënë në dukje vetë komentuesit.

“Duhen lodrat në Parkun Kombëtar. Më në fund dikush po krijon një ‘’hapësirë të hapur lodrash’’ në parkun e Tiranës, duhet të ishte bërë vite më parë dhe është pikërisht kjo që mungon në këtë park. Një palestër e hapur, pa pagesë do të ishte një benefit i madh për shëndetin e qytetarëve që nuk mund ta përballojnë, do të ishte një ide shumë e mirë", shkruan Sadija, ndërsa komentuesja ia kthen: "Sa per dijeni ai "out door gym" ka rreth 4 vjet qe eshte ndertuar aty, dhe per te nuk u desh te pritej asnje peme."