• |
ide | kryesore

E provokoi ministrja, shpërthen Çim Peka

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Duke folur për informacionin dhe komentet në portalet online, të ftuarit në emisionin Opinion janë përplasur për etikën dhe jo vetëm. Për të shpjeguar ligjin ekzistues, minsitrja e Inovacionit iu drejtua gazetarit Çim Peka me ironi: "Ja ky ligj është që në 2009-ën, e ka bërë qeveria juaj". Shprehja "qeveria juaj" duket se i dogji Pekës i cili shpërtheu në kundër akuza. "Po çfarë qeveria ime, më thuaj kam pasur ndonjë qeveri unë?" ulërinte gazetari përballë Milena Haritos. "Po vëllai juaj ka qenë zv. ministër i qeverisë së Saliut, për këtë e kisha", u mundua të sqarojë me qetësi Harito. Kaq mjaftoi që Peka t'i hakërrehet ministres duke i kujtuar etikën dhe postin që ajo drejton në raport me mendësinë dhe argumentin. Por, mbi të gjitha nisur nga etiketimi i Haritos për lidhjet e tij familjare me qeverinë e shkuar, gazetari Peka i kujtoi lidhjet që ministrja ka me Enver Hoxhën duke shtuar se ajo nuk duhet të ishte fare në atë post.