• |
ide | kryesore

Çiljeta ndahet nga burri misterioz pas 4 vitesh

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Ata nuk bënë martesë, por njohja e tyre në një nga lokalet e Tiranës u finalizua me ardhjen në jetë të Fernandos. Siç vetë Çiljeta ka pohuar në intervista se Chris-it ia vuri syrin me qëllimin e qartë, për të pasur një fëmijë me të, pasi realizoi “planin”, duket se ishte koha t’i jepte fund marrëdhënies me burrin misterioz.

Largësia dhe mosmarrveshjet janë arsyet që artikulon këngëtarja në lidhje me ndarjen nga babai i Fernandos, shkruan “Who”. Çiljeta tashmë është mami single, provokuese si gjithnjë dhe gati për videoklipin e rradhës. Por meraku i publikut që duket se do ta shoqërojë edhe pas “divorcit”, mbetet: kush është dhe si ngjan babai i djalit të saj?