• |
ide | kryesore

Floriana Garo flet për planet e martesës

Arkiva, Paparazzi
florian.jpg



Moderatorja e “Jo vetëm modë” ka surprizuar në një intervistë të fundit për InTV. Duke folur për jetën private, ish-miss Albania tha se martesën e sheh si diçka të afërt në jetën e saj. “Planet e mia për martesë? Mund të them se martesa ime do të jetë e afërt”, ishte përgjigjia e saj në një shkëmbim pyetjesh me Drini Zeqon. Më pas ajo vazhdoi me të qeshur duke e kthyer bisedën në formë shakaje: “Nuk kam ç’të bëj unë kështu e ndjej”.

Në fakt, këto deklarata janë pasqyruar në mediat rozë, shoqëruar me dyshime. Pas ndarjes në nëntorin e vitit 2015 nga i fejuari i saj prej 5 vitesh, Tedi Ngjela, bukuroshja është shfaqur shpesh në jetën aktive e intervista në publik, por gjithnjë vetëm. Ndaj pyetja që shtrohet është; me kë po planifikon martesën Floriana?