• |
ide | kryesore

Pse “Ajo” meriton vëmendje (jo vetëm nga Bruno)

Arkiva, Paparazzi
brunooo 1.JPG



Kanë kaluar thuajse 24 orë prej premierës së re nga “Threedots” dhe “Ajo”, shënon shifra të ulëta shikimesh në ‘youtube’. Pavarësisht se video erdhi papritur, materialit të Brunos nuk i mungoi promocioni. “Ajo” u shpërnda disa herë nga krijuesi i këngëtarit nga Elbasani, Flori Mumajesi, i cili ia rekomandoi videon mijëra fansave në mediat sociale. Po ashtu Elvana Gjata, e cila ka një ushtri të frikshme ndjekësish, i siguroi Brunos së “Love me, Love me”, mbështetje dhe sugjerim tek fansat e saj.

Por, me sa duket strategjia e studios “Threedots” për ta rihedhur në treg si solo artist, këngëtarin që prej pak vitesh po rreket të dalë në sipërfaqe, nuk funksionoi siç duhet.

Sidoqoftë, përtej shifrave dhe llogarive, projekti i Brunos që dikur konkuronte në “X Factor”, meriton vëmendje për disa arsye. Po të kemi parasysh situatën kaotike dhe “luftën” e artistëve për të dominuar stinën e nxehtë, “Ajo” duket një përpjekje e mirë.

Melodia e freskët dhe e kapshme për veshin, por mbi të gjitha ritmi i domosdoshëm për verën, rrinë mirë në vokalin e ëmbël të Brunos. Do t’i lehtësonte punë DJ-ve nëpër diskoteka, teksa mund të miksonin këngën “Ajo” me hitet e huaja. Nëpër radio, kënga “Ajo” do bënte efekt tek dëgjuesit, të cilët shijojnë një udhëtim aventure me makinë drejt jugut…  

“Ajo” (vajza) në klip, është gjetja që godet me të parë. Portreti i “egër” i modeles, por njëkohësisht aktrimi i brishtë në skenat ku “vuan”, të bën mos t’ia ndash sytë Alesias. Mosmarrveshjet në çift që thuhen në tekst dhe pasqyrohen në fabulën e videos, vështirë se do kuptoheshin nëse në vend të Alesias, do qe zgjedhur një vajzë thjesht dhe vetëm “kukull”.

Video e xhiruar me kalime të pandërprera skenash, tregon ndryshimin e gjëndjes emocionale. Njëherë në vetmi e më pas mes dritash e të rinjsh që argëtohen, marrëdhënia e këngëtarit me aktoren, të sjell në mend eksperienca vetjake që çdokush mund t’i ketë përjetuar jo vetëm në të ashtuquajturat dashuriçka verore.

Në këtë kuptim, elementët e projektit të ri të këngëtarit që verën e shkuar këndoi në krah të Elvanës, janë një bashkim premtues, që “Ajo” mos mbetet vetëm e Brunos.