• |
ide | kryesore

Zbulohet sekreti i Arian Çanit me Bleonën

Arkiva, Paparazzi
bleona-cani.jpg



Në spektaklin e djeshëm“Your Face Sounds Familiar” Arian Çani e ka krahasuar Bleonën  me aktoren hollivudiane Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj. Ky mund të quhet edhe kulmi tjetër i marëdhënies së tyre që pas emisionit Zonë e Lirë kur moderator e puthi në buzë Live (shiko videon ne linkun poshte) shtatorin e kaluar duke i thënë : “E kam shumë xhan”. Por cfarë ka ndryshuar që prej kohës që të dy zinin faqet e kronikës rozë sepse Bleona deklartonte nëpër studio televizive:“Arian Çani është një copë idjoti”, ndërsa gazetari nuk linte rast pa përmendur në emisionin e tij vargjet që kishte shpikur vetë: “O Bleona, o Bleona i ke bythët si vagona”.

Një pjesë të sherrit që nis që prej vitit 2002 e ka treguar vetë Çani në “Zonë e Lirë”: “Bleona, unë me ty nuk kam asgjë përveçse jam i çuditur, që dikur në vitin 2002 babai yt më erdhi të redaksia e Gazetës Shqiptare. Unë nuk mbaj mend nëse e takova apo jo, por më thanë se ishte shumë i nxehur me mua, për një shkrim që ishte botuar në gazetën. Vetëm kjo më ka bërë përshtypje dikur” i ka thënë ai kur janë takuar pas kaq kohësh.

Por tani me sa duket gjithçka është sheshuar. Bleona i shkoi në studion e tij dhe tani që janë bashkë në “Your Face Sounds Familiar” Çani i ka me vagona komplimentat për Bleonën. (Lapsi.al)

 

http://www.lapsi.al/paparazzi/2016/04/15/%E2%80%9Ce-kam-shum%C3%AB-xhan%E2%80%9D-tha-arjan-%C3%A7ani-dhe-puthi-n%C3%AB-buz%C3%AB-bleona-qeretin-video#.Vx8-IXF97iw