• |
ide | kryesore

Mos e humbni/ Vajza 4 vjeç i kërkon të atit …të dashur (VIDEO)

Arkiva, Syri i Lapsit
vajzaaaa.jpg



Dashuria e baballarëve për vajzat dihet, dhe kjo ka brenda dhe atë “xhelozinë” se një ditë vajza e tyre do të dojë një djalë. Kështu ka ndodhur me një baba dhe vajzën e tij 4-vjeçare, e cila këmbëngul se do të ketë të dashur.

John Tierney, nga South Lanarkshire, ka postuar një video teksa ka një debat të zjarrtë me vajzën e tij Grace. Video nis me pyetjen e vajzës, se pse nuk mund të ketë një të dashur dhe në 30 sekonda zhvillohet një debat i tërë.

Grace: “Kur të rritem dua të kem të dashur”

John: “Babi do ia thyejë këmbët”

Grace: “Jooooo”

John: “Sigurisht që po. Dhe çfarë do të ndodhë pas kësaj?”

Grace: “Çfarë”

John: “E di si e sheh babi të dashurit tënd? Do ta marr peng, dhe do e mbaj në një raft”

Grace: “Dëgjo, unë e dua një të dashur, e dua një të dashur dhe do e kem një të dashur”

John: “Ti nuk do të kesh të dashur”

Grace: “Po do të kem”

John: “Ti do të bëhesh murgeshë dhe do të lutesh për Jezusin”

Grace: “Jo, unë dua të kem të dashur”/mapo/