• |
ide | kryesore

Lamtumira e fundit e Met Veliut

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Largimi nga televizioni ku u dallua për ushtrimin e profesionit me devotshmëri, u përfol jashtëzakonisht në media. Syresh, shkruajtën të shqetësuara për tronditjen që do pësonin lajmet e Top Channel, pa praninë e Muhamet Veliut në redaksi. Arsyet e artikuluara ishin edhe më të ndjera. Raportuesi i lajmeve nga sektori i qeverisë e PS-së, u tha se për shkak të shëndetit, kishte vendosur të shkëputej përfundimisht nga stafi i drejtuar nga Sokol Balla. Sot, u nda me një përshëndetje nga kolegët në Top Channel, Muhamet Veliu, shkruan syri.net.

Por, ndryshe nga sa thoshte se ishte sëmurë, arsyeja e vërtetë e largimit të gazetarit, sipas syrit, është ftesa për t’u bërë pjesë e PDIU-së. Nuk dihet ende oferta që Muhameti ka marrë nga kryetari i çamëve, por një gjë është e sigurt. Nga nesër, lajmeve të Top-it, do t’i ndihet mungesa e Veliut.