• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një arrestim policie pranë stadiumit “Qemal Stafa”

Arkiva, Syri i Lapsit
arrest-1.png



Mesditën e së mërkurës pranë stadiumit “Qemal Stafa” policia ka kryer një aksion për ndalimin e një personi. Ai është shtrirë fillimisht në tokë dhe më pas është futur me forcë në makinë. Ai që ka postuar videon thotë se personi në fjalë kishte një thes me vete, brenda të cilit dyshohet se kishte hashash. “Shteti ne aksion te stadiumi “Qemal Stafa”, kishte nje thes me vete ky tipi me duket se hashash” – shkruan personi në fjalë. Nuk ka një deklaratë zyrtare për ndonjë arrestim me drogë në këtë zonë ndërsa dyshohet se ndalimi mund të ketë lidhje me ndeshjen Partizani – Teuta dhe personi në fjalë mund të kishte me vete ndonjë send të ndaluar.