• |
ide | kryesore

Vrimë e çuditshme në diell, Nasa publikon fotografitë

Arkiva, Planet
morphed-picture-2_1468511749-8275015.jpg



Një vrimë e madhe e zezë është vërejtur në diell – por mos u frikësoni, nuk është fundi i sistemit tonë diellor.

Vrima e madhe e zezë është një boshllëk i kurorës së diellit – atmosferës së tij përvëluese.

Vrimat në atmosferën e diellit janë një tipar i zakonshëm, dhe Observatori i Dinamikave Solare të NASA-s ka vërejtur një vrimë veçanërisht të madhe që mbulon hemisferën veriore të yllit tonë, transmeton Gazeta Express.

Vrima kurorë u vërejt më herët këtë muaj duke përdorur një teleskop i cili e vrojton vazhdimisht aktivitetin e diellit.