• |
ide | kryesore

“Masakrohet” Nora Istrefi, ndjekësit e fyejnë dhe ofendojnë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Këngëtarja Nora Istrefi e cila është në momentin më të mirë të karrierës së saj dhe shumë e dashur nga fansat, nuk ka mundur t’i shpëtojë ndoshta zilisë të atyre që në rrjetet sociale nuk janë të paktë.
Në foton që ajo shpërndau në Instagram në të cilën shfaqet në formë të shkëlqyer, ndjekësit janë treguar mizorë, duke i evidentuar mustaqet…! Dikush e tall për mustaqet, dikush edhe për favoritet, ndërsa një tjetër i bie shkurt “Nora bre burrë”, shkruan. Ose e krahasojnë edhe me Isa Boletinin.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet pozitive në lidhje me trupin e saj. Për sa i përket mustaqeve, në fakt nuk dihet nëse Norës perfekte në imazh i ka shpëtuar ky detaj, apo ky mund të jetë thjesht një refleks i filtrave.