• |
ide | kryesore

“Drejtoresha e Tatimeve” në pritje të një fëmije

Arkiva, Paparazzi
IMG_6855.JPG



Pak e njohin me emrin e saj të vërtetë dhe jo rrallë e ngatërrojnë me Briseida Shehajn, drejtoreshën e famshme. Ashtu siç ka treguar, Delinda Zhupa është përfshirë në situata jo të këndshëm për shkak se njerzit e ngatërronin nga imitimi i Brisit në “Portokalli”.
Por jashtë skenës, aktorja Delinda Zhupa ka një jetë private që duket në ditët e saj më të mira. Deli, siç e thërrasin të afërmit ka ndarë për publikun, e ftuar së bashku me aktorët e tjerë të “Portokalli”, lajmin se është në pritje të një fëmije. Aktorja nga Fieri është prej dy vitesh e fejuar me një bashkëmoshatar me të cilin janë njohur në shkollë. Të dy presin një djalë.