• |
ide | kryesore

Profecia e frikshme, çfarë ndodh pas vdekjes së Fidel Castros

Arkiva, Planet
t_1480503284-3168177.jpg



Pas vdekjes së liderit kuban, Fidel Castro, është aktualizuar një parashikim i bërë nga John W. Johnston në vitin 1981. 
Ky njeri, në një profeci të cilën thoshte se e kishte marrë nga vetë Zoti, thoshte se, pas vdekjes së liderit kuban, Fidel Castro, ekonomia e SHBA-së do të pësojë kolaps.

Ja si thotë profecia: "Pasi që ta shihni Murin e Berlinit duke rënë dhe kur ta shihni BRSS-në duke marrë një goditje tepër të rëndë, nga e cila do ta marrë veten, dhe pasi që ta shihni vdekjen e Fidel Castros, atëherë do të ndodhë kolapsi ekonomik i SHBA-së".

Të gjithë e dimë se Muri i Berlinit ra në nëntor të vitit 1989 dhe BRSS-ja zyrtarisht u shpërbë më 31 dhjetor të vitit 1991, ku tani Rusia e ka marrë veten, si pasuese e saj. Por, pyetja që shtrohet është, kur është shkruar ky raport dhe a ka ngjarje të tjera të cilat Johnston i kishte parashikuar me saktësi?