• |
ide | kryesore

Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës me Putinin dhe ISIS

I pakategorizuar
berisha-ne-kuvend.jpg


Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka paralajmëruar Ramën të heq dorë nga kërcënimi i Evropës me rrezikun rus apo rrezikun e ISIS.

“Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit, ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë por Shqipëria nuk lëkundet nga historia e integrimit. Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh sic mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjunjëzon Evropën, Vërtet sot është e bazuar në filozofinë e paqes por sot është më e fortë se kurrë. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar më tej Ramën se ka varrosur integrimin e vendit.

/LAPSI.AL/