• |
ide | kryesore

Ambasada ruse në Tiranë nën shenjestrën e ISIS

I pakategorizuar
Russian_embassy,_Tirana.jpg


Ambasada ruse në Tiranë është në listën e selive diplomatike që ISIS planifikon të sulmojë. Lista është publikuar nga vetë ISIS. Ambasada ruse në Tiranë është në krye të listës, siç shihet në foton më poshtë në lajmin e lapsi.al.

Publikimi ka për qëllim të nxisë sulme të ngjashme me atë ndaj ambasadorit rus në Turqi, i cili u vra nga një efektiv i policisë së Ankarasë gjatë një ekspozite pikturash.

Menjëherë pas sulmit, në Tiranë policia shtoi masat e sigurisë në ambasadën ruse.

Ajo po ruhet jo vetëm nga policë me uniformë, por edhe nga agjentë të antiterrorit. Ndërkohë që shërbimet e inteligjencës po mbajnë nën mbikëqyrje disa individë të veçantë, raporton lapsi.al.

Masat e sigurisë janë rritur edhe në disa seli të tjera diplomatike. /Lapsi.al

ISIS has attempted to capitalize on the assassination of Russia's ambassador to Turkey by sharing a list of embassies on social media. The PDF file shows the addresses for embassies located in Iran and Uganda