• |
ide | kryesore

ISIS publikon videon e terroristit që kreu sulmet në Berlin

I pakategorizuar
vlcsnap-1768-05-21-15h52m02s716.jpg


Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të regjistruar vetëm pak para sulmeve terroriste në Berlin, ku Anis Amri betohet për besnikëri ndaj ISIS-it dhe ku deklaron se dëshiron të hakmerret për myslimanët e vrarë në sulmet ajrore të kryera kundër Shtetit Islamik. Videoja është postuar nga agjensia e propagandës së ISIS, Amaq, pas ekzekutimit të Anis Amrit. Videoja është publikuar vetëm pak minuta pasi agjensia Amaq ka konfirmuar vdekjen e atentatorit të Berlinit në Milano të Italisë.