• |
ide | kryesore

Arrestohet në Morinë i riu kosovar i lidhur me ISIS

I pakategorizuar
Dogana-Morine-e1428596351881.jpg


Policia shqiptare ka arrestuar një shtetas nga Kosova në pikën kufitare të Morinës.

I arrestuari është Enis Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për “Terrorizëm”.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS. Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë ky shtetas iu dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës”, sqaron Policia e Shtetit.