• |
ide | kryesore

Si ra antiterrori në gjurmët e militantit të ISIS në Shqipëri

I pakategorizuar
morin.jpg


Enos Begolli gjendej prej disa kohësh në Shqipëri. Ai i fshihej drejtësisë së Kosovës që e kishte dënuar me 4 vjet burg me akuzës se kishte qenë luftëtar i ISIS në Siri. Në Shqipëri ai mbante kontakte me persona të dyshuar si mbështetës të ISIS. Pikërisht nga këto kontakte lapsi.al mësoi se antiterrori ka rënë në gjurmët e tij, në bashkëpunim me partnerët në Kosovë. Burime të besueshme thanë për lapsi.al se 30 –vjeçari i lindur në Mitrovicë ka komunikuar me disa persona që mbaheshin nën vëzhgim. Pas identifikimit, ai është ndjekur derisa forcat antiterror në bashkëpunim m e policinë e ndaluan në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Pas ndalimit ai iu dorëzua autoriteteve në Kosovë. Antiterrrori vazhdon të mbajë nën vëzhgim personat me të cilët ka kontaktuar Begolli. Nuk bëhet e ditur nëse në Shqipëri ai kishte hyrë vetëm për t’iu fshehur drejtësisë së Kosovës apo nëse kishte ndonjë synim tjetër /Lapsi.al