• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Momenti kur policia saudite vret dy militant të ISIS (VIDEO)

I pakategorizuar
3BEEA32D00000578-4097998-image-a-5_1483823694655.jpg


Ky është momenti kur dy terroristë të ISIS u vranë ngë policia në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Dy terroristët kishin me vete jelekë me eksplozive që kishin për qëllim të hidhnin vetën në erë për të shkaktuar viktima.

Beteja në rrugë filloi në orët e mëngjesit, në veri të Riadit.

Agjencitë e sigurisë kishin marrë informacion se një grup militantësh të ISIS po përgatisnin eksplozivë dhe kur policia u kërkoi të dorëzohen, ata nisën të qëllonin.

Policët u kundërpërgjigjën, duke i asgjësuar në një shkëmbim zjarri në mes të rrugës.

Përplasja u filmua nga një kamera amatore. /Lapsi.al