• |
ide | kryesore

Keni probleme me besimin në vetvete? Këto shprehje janë zgjidhja e duhur për ta fituar atë (Foto)

Arkiva, Stil
IMG_1297.PNG



Fuqia e pozitivitetit nuk ka qenë kurrë aq e rëndësishme, sa në shoqërinë e sotme. Gjendja aktuale e kontrollit që interneti ka sjellë, krijon ndjenja të përziera për atë që duhet të bëjmë, cilët duhet të jemi, dhe atë që ne duhet të arrijmë. Ndonjëherë, ju mund të ndjeheni si të humbur, se nuk jeni në rrugën për t’u bërë versioni që keni parashikuar për veten tuaj. Ne të gjithë e kemi fuqinë për të vendosur mendimet që udhëheqin mendjet tona, askush nuk mund të na e “vjedhë” këtë fuqi.
Këto shprehje më poshtë do t’ju ndihmojnë që të riktheni besimin tek vetja.

“Ndonjëherë, është e nevojshme ë prekësh fundin, për të kuptuar ndryshimet e mëdha që kjo do të sjellë dhe jetën e re që do të krijojë për ju”.

“Niveli më i ulët u bë themeli mbi të cilin unë ndërtova jetën time” 

“Të kesh besim tek vetja, kjo është parësore nëse doni që suksesi të vijë. Nëse nuk keni vetëbesimin, atëherë bëni sikur, deri sa ai t’ju vijë”.

“Mos i shkoni nga prapa turmës, dhe jini aq të guximshëm, sa të mendoni se ju vetëm mund ta ndryshoni turmën”

“Suksesi është rezultat i vazhdimësisë dhe i bashkimit të shumë punëve të vogla. Krijo objektiva, ji i qëndrueshëm dhe përpiqu vazhdimisht t’i realizosh”

“Mos ki frikë të dështosh. Merr risqe dhe dil nga zona e rehatisë, vetëm kështu e arrin suksesin – duke e vendosur vazhdimisht veten në situata, ku ka edhe gjasa që të dështosh”.