• |
ide | kryesore

Arrestohet përkrahësi shqiptar i ISIS në Itali, përbuzi në Facebook viktimat e sulmeve në Paris

I pakategorizuar
1485344682703-jpg-terrorismo-isis_1485351948-91869.jpg


Një 38-vjeçar shqiptar u vu në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për terrorizëm.
Edmond Ahmetaj ka jetuar prej vitesh në Itali me gruan e tij dhe vëllain, në Noci të Barit. Që nga maji i vitit 2016 ai kishte marrë shtetësinë italiane. 

Hetimet ndaj shqiptarit kanë nisur që në nëntor të vitit 2015, pas sulmit terrorist që ndodhi në Paris. Në atë kohë, 38-vjeçari ka shfaqur në rrjetin social Facebook, përbuzje për viktimat dhe vlerësoi masakrën e ISIS.