• |
ide | kryesore

SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, Trump: Obama i butë, unë nuk tregohem i tillë 

Arkiva, Planet
irannnn.jpg



Administrata amerikane e Donald Trump nuk ka vonuar për të vendosur sanksione ndaj Iranit, të cilat i shtohen atyre të administratës se kaluar, pas testeve të fundit të raketave balistike nga Republika Islamike.

“Irani po luan me zjarrin. Ata nuk e vlerësojnë sesa i butë ishte treguar Presidenti Obama me ta. Unë nuk do të tregohem i tillë”,- kishte shkruar presidenti amerikan Trump në Twitter.

Reagimi i Iranit nuk ka munguar, teksa ka thënë se nuk do të tërhiqet përpara kërcënimeve “të padobishme” të Amerikës, veçanërisht nga një “person pa eksperiencë.