• |
ide | kryesore

Ledioni “qorton” kryebashkiakun!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ledion-lico.jpg



 

 

Briken Fejzullai kryebashkiaku i natës në Tiranë në kuadër të projektit më të fundit ‘Tirana Loves’, i ka dërguar edhe Ledion Liços një dhuratë, një bluzë T-shirt e cila ka të stampuar pikërisht emrin e këtij projekti. 
Por Ledionit nuk i ka pëlqyer, pasi nuk është masa e tij dhe ka kërkuar një tjetër, në mënyrë urgjente…

“Po mirë mo si mund të mendoni që me nxë mua kjo bluzë?!?!?! Kam nevojë për një masë tjetër urgjent!!! “, ka shkruajtur prezantuesi. Fejzullai ka replikuar se për 5 minuta Ledioni do të kishte masën e tij.

Ky projekt ka si qëllim rritjen e aktivitetit të jetës së natës në kryeqyetet.