• |
ide | kryesore

Linja e këpucëve Zanotti, me emrin e këngëtares latine!(FOTO)

Arkiva, Stil
17b4000eb07dbc7239e2fc9f0a3233ba.jpg



 Bashkëpunimi i dizajnerit dhe këngëtares, të cilin mund ta gjeni lehtësisht me hashtagun #GiuseppexJennifer shenjon bashkëpunimin e parë pasi J.Lo është njohur prej vitesh si fansa më e madhe e këpucëve të dizajnerit.

“Me Giuseppen ne krijuam një koleksion modern e femëror, me taka të larta seksi dhe atlete të një mode që ende nuk është bërë tendencë. Siç pritej, i kemi shtuar edhe dozën e duhur të shkëlqimit.. ”  – shprehet J.Lo  për projektin më të ri në fushën e modës. Secili nga 6 modelet vjen në ngjyra dhe materiale të ndryshme, nga pastelet e deri tek lëkura e gjarprit e kamoshi. Më interesantet e koleksionit janë atletet me platformë të disponueshme në ngjyrën gri dhe blu marinë, të personalizuara me gurë kristali për të mos harruar që këtu është “dora” e J.Lo-së.