• |
ide | kryesore

Vdes papritur grimieri i vipave!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
d75c3619dca4375fd0f78542e37e7f66.jpg



Pasditen e djeshme një nga grimierët me të famshëm, që kujdeset sidomos për personazhet VIP, gjeti vdekjen e menjëhershme pas një sulmi në zemër.

Pak orë më herët në profilin e Facebook, ai kishte publikuar një foto ku shfaqej midis nxënësve të akademisë së tij, gati për provimin e fundit. Me një buzëqeshje krenare për punën që kishte arritur…

Pak orë më vonë, ajo buzëqeshje bashkë me jetën e tij u shuan përgjithmonë. Mediat italiane njoftojnë se Alessandro Cerciello, i ri dhe i famshëm, pasditen e djeshme pësoi një infarkt. Grimieri i yjeve gjeti papritur vdekjen në shtëpinë e tij në moshën 38 vjeçare. Mësohet se ai kishte pasur probleme me zemrën në të shkuarën.