• |
ide | kryesore

Lori Hoxha letër Vjollcës”Ti nuk ke nevojë për burrë”!

Arkiva, Paparazzi
0cf1e66f83fcc89ee7f7e44c55696c87-puhia.jpg



Në serinë e letrave për gratë më të shtrenjta të tënjohurve shqiptarë, Lori ia dedikon falenderimin e saj nënës, duke i shprehur vlerësimin më të lartë për të si nënë, si zonjë familjeje dhe si grua.

“Të bukurës, mamasë sime!

Faleminderit që je gruaja që dëshiroj të bëhem çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që më mësove çdo gjë di në jetë, e më shumë se aq. Faleminderit që më tregove si të dua pa kushte, pa pritur asgjë mbrapsht. Jeta s’ka qenë e lehtë për ty, e di mirë, ndaj Faleminderit që s’e le të të rrëmbejë buzëqeshjen tënde. Faleminderit që e deshe aq shumë tim atë, duke na ndihmuar të ishim të forta edhe pa të. Faleminderit që më mësove se jeta nuk është ngaherë e drejtë, por unë duhet të jem!

Mbi të gjitha, faleminderit që mposhte stereotipin e gruas në Shqipëri. Nuk duhet të jesh burrë që t’ia dalësh. Nuk të duhet një burrë në krah për të qenë e suksesshme, për të rritur familjen! Nuk të duhet një burrë për të udhëhequr. Faleminderit që do veten çdo ditë, duke më mësuar se familja është e shenjtë.

Dhe për dy femrat e tjera të jetës sime, nuk mund të falenderoj mamin, pa ju falenderuar juve. Është bekimi më i madh t’ju kem juve në jetën time. Sara, Faleminderit që më mban me këmbë në tokë, që më tregon ç’do të thotë të jesh e fortë dhe të kesh besim në vete. Je njësoj mama e mirë dhe e bukur sa mami jonë. Faleminderit që je shoqja ime më e mirë çdo ditë që kalon. Redia Faleminderit që je krahu im i djathtë, e di që më do po aq sa unë ty! Lidhja jonë nuk mund të ç’bëhet, e di që do të jemi gjithëherë të pandashme.

Jam kjo që jam prej jush, të trejave ju!”