• |
ide | kryesore

Vajza me HIV shpallet Miss Congo Uk 2017 (Foto)

Arkiva, Paparazzi
miss.jpg



Horcelie Sinda wa Mbongo është shpallur Miss Congo Uk 2017, kompeticion i cili kishte për synim të jepte çmimin e madh në nder të afrikanëve që vuajnë nga HIV.

Horcelie është nga Republika Demokratike e Kongos dhe ishte vetëm 11 vjeç kur zbuloi se kishte lindur me HIV pozitiv. “Jam e lumtur që kam fituar të paktën diçka në jetën time. Historia ime ka prekur zemrat e njerëzve dhe kjo është dicka shumë e rëndësishme,” – tha 22-vjeçarja për BBC.

HIV/AIDS është një rrezik i madh për shëndetin publik dhe ka shkaktuar shumë vdekje në Afrikë.

Miss-i ka thënë se planet e saj të ardhshme përfshihet bamirësia për HIV dhe AIDS. Ajo po përgatitet të kalojë një vit në Congo që të ndihmojë të tjerët për tu përballur me sëmundjen.