• |
ide | kryesore

Vjehrra e Almeda Abazit flet për herë të parë mbi martesën me aktorin turk (Foto)

Arkiva, Paparazzi
almeda.jpg



“Një ditë me Almeda Abazin” ishte tema e pasdites sot në “Top Channel” për të sjellë më pranë publikut shqiptar mbi jetën e aktores që tashmë kurorzoi dashurinë 2 vjeçare në martesë me aktorin turk, Tolgahan Sayışman, para 2 muajsh. 

Pas ‘muajit të mjaltit’ në Los Angelos tashmë Almeda dhe bashkëshorti i saj janë rikthyer për projektet e reja në Staboll ku gjithashtu dhe familja e aktorës është zhvendosur aty prej disa vitesh.

E pyetur nga  Erblin Jaku se ç’mendim kishte për Tolgahan, nëna e Almedës u shpreh se ndihej e lumtur për fatin e të bijës por njëkohësisht dhe e dëshpëruar pasi nuk jeton më me të.

Por pjesë e kësaj interviste ishte dhe vjehrra e aktores ku u shpreh se ishte hera e parë që dilte në dalje televizive: “Nuk kam dalë asnjëherë në një intervistë televizive, është hera e parë që dal para kamerave, as për Tolgan nuk e kam bërë. Po e bëj për hatër të Almedës…. “, është shprehur ajo.

 “Almedën e njihja më parë nga programet televizive, por kur e njoha nga afër, kuptova se ishte shumë e bukur. E dua shumë, kam edhe një vajzë në moshën e saj, por nuk e ndaj nga vajza ime. Ajo nuk është vetëm një vajzë e bukur, por ka edhe shpirtin e bukur. Ditën që Tolga na tha se do të martohet me Almedën, ishta dita më e bukur e jetës sonë…” ka vijuar më tëj duke shprehur lumturinë në lidhje me bukuroshen shqiptare.