• |
ide | kryesore

Vetëvrasja e Chris Cornell, si u gjet i pajetë (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Chris-Cornell-Press.jpg



Vdekja e rokerit Chris Cornell në moshën 52-vjeçare tronditi botën e artit gjatë së enjtes dhe sot, një ditë më pas, mësohet zyrtarisht së bëhet fjalë për një vetëvrasje. 

Thuhet se Cornell ishte sjellë në mënyrë shumë të përzemërt dhe u kishte thenë atyre se i donte si dhe kishte pozuar për disa fotografi. Më pas ai ishte larguar drejt hotelit ku dhe u gjet i vdekur. Bashkëshortja e artistit gjithashtu rrëfeu se kur kishin folur në telefon, ai mezi i nxirrte fjalët dhe kishte pranuar se se kishte pirë një ose dy medikamente kundër ankthit, që thuhet se kanë si efekte anësore paranojën apo mendimet për vetëvrasje. Mësohet se Chris Cornell është vetëvarur dhe autopsia e plotë pritet të zbulojë shkaqet që e çuan drejt aktit të rëndë.