• |
ide | kryesore

Artisti i lindur pas luftës së dytë botërore thyen rekord, i shitet piktura me 98 milionë euro (Foto)

Arkiva, Paparazzi
piktori.JPG



ATSH ka deklaruar se Jean Michel Basquiat, edhe pse i lindur pas Luftës së dytë botërore ka arritur të thyejë rekord për talentin që ka shpenzuar në pikturë.Vlera e saj u shit për 110,5 milionë dollarë (98 milionë euro) në ankand në Nju Jork dhe është i vetmi artist i lindur pas luftës së dytë botërore që ka arritur këtë vlerë sipas “Artprice”.

Ky ish-grafist nga periferia e Bronksit i bashkohet kështu gjashtë artistëve të shekullit të XX-të që kanë kaluar këtë nivel në ankand, një grup shumë i vogël në të cilët mund të numërojmë personalitete si Picasso, Modigliani Bacon, Giacometti, Munch dhe ëarhol.

E blerë për 19 000 dollarë në vitin 1984, piktura “Untitled” (1982) u rishit 5 800 herë mbi këtë vlerë pas 33 vitesh, thekson Thierry Ehrman, president dhe themelues i Artprice, lider botëror i të dhënave mbi kuotat dhe treguesit e artit. Në vitin 2016, Basquiat (1960-1988) klasifikohej i shtati në 500 më të mirët e “Artprice”. Një investim prej 100 dollarësh në një vepër të këtij artisti në vitin 2000 vlen sot mesatarisht 1 098 dollarë, pra një rritje prej 998 për qind.